Vendosni fjalën kyçe....

Petrit Vasili: Veliaj nuk njofton as kur hapin portat e Bovillës që përmbytin shtëpitë e tokat në fshatrat e Krujës

Nënkryetari i Partisë së Lirisë, Petrit Vasili ka reaguar për situatën e krijuar në fshatrat e Krujës pas redhjeve të dendura të shiut.

Në një postim në Facebook, Vasili akuzon kryetarin e bashkisë së Tiranës Erion Veliaj për përmbytjet në fshatrat e Krujës, pasi sipas tij janë hapur portat e Bovillës.

Vasili përmend njoftimin e Prefekturës së Durrësit që shprehet se në këtë situatë, shkarkimet duhet të jenë të kontrolluara.

“Prefektura e Durresit e gjendur para këtij problemi kaq kritik kërkon që së paku shkarkimet e Bovillës të jenë të kontrolluara. Ky Veliaj që premtonte dikur se do ti lajmëronte qytetarët që përpara për motin e keq tani nuk i njofton as kur hapin portat e Bovillës që përmbytin shtëpi dhe qindra ha tokë.”- shkruan Vasili.

Nënkryetari i PL-së ndan dhe njoftimin e Prefekturës së Durrësit me informacionet mbi situatën në këto zona.

REAGIMI I PLOTË I VASILIT

Përmbyten fshatrat e Krujës se hap portat e Bovilles Veliaj në Tiranë! Shkarkimet e Bovillës së Erion Veliajt përmbytin fshatrat e Krujës, kjo është “ndihma”, që Bashkia e Tiranës po jep për përmbytjet.

Prefektura e Durrësit thotë se Lumi Ishëm në pjesën e fshatit Marqinë, Njësia Administrative Bubq, Bashkia Krujë si pasojë e prurjeve nga rreshjet ka dalë nga shtrati, pasi ka shkarkime nga Liqeni Bovillës.

Prefektura e Durresit e gjendur para këtij problemi kaq kritik kërkon që së paku shkarkimet e Bovillës të jenë të kontrolluara. Ky Veliaj që premtonte dikur se do ti lajmëronte qytetarët që përpara për motin e keq tani nuk i njofton as kur hapin portat e Bovillës që përmbytin shtëpi dhe qindra ha tokë.

Hajde besoji këta po të duash!!

Më poshtë keni edhe informacionin e Sektorit të Planifikimit, Përballimit të Emergjencave Civile dhe Krizave të Prefekturës Durrës për situatën më të fundit të reshjeve:

“PREFEKTI I QARKUT DURRËS

Sektori i Planifikimit, Përballimit të Emergjencave civile dhe Krizave. Nga komunikimi me strukturat përgjegjëse vendore, si dhe ato të gadishmërisë së përhershme, kanë vijuar rreshjet me intensitet deri mesatar;

Lumi Erzen në pjesën e fshatit Hardhishtë, Njësia Administrative Gjepalaj, Bashkia Shijak ka dalë nga shtrati si pasojë e prurjeve me intensitet gjatë natës. Nuk ka rrezik për banesa;

Lumi Ishëm në pjesën e fshatit Murqinë, Njësia Administrative Bubq, Bashkia Krujë si pasojë e prurjeve nga rreshjet ka dalë nga shtrati, pasi ka shkarkime nga Liqeni Bovillës;

Nuk ka problem me argjinaturat e ujëmbledhësve dhe rezervuarë; Niveli në Hidrovorin e Porto Romanos është -80cm kurse në Hidrovin e Hamallajt -1m; Ka prani uji por të gjitha akset rrugore janë të qarkullueshme normalisht;

Të gjitha strukturat gjatë gjithë natës kanë qenë në terren (pas edhe kërkesës së ditës së djeshme nga Prefekti) me të gjitha kapacitetet e tyre. Prefekti kërkon nga ana e Agjencisë Kombëtare të Mbrojtjes Civile për një komunikim me administratorët e Liqenit të Bovillës për të pasur shkarkime të kontrolluar.

Institucioni i Prefektit është në monitorim çdo moment të situatës, bashkëpunim me të gjitha strukturat përgjegjëse vendore dhe të gadishmërisë së përhershme. Mbetemi në kontakt”.