Lumi Ishëm ka dalë nga shtrati mëngjesin e sotëm, pas shirave të dendura të 24-orëve të fundit. Uji u ka shkuar pranë banesave në fshatrat Murqinë, Mallkuç dhe Bilaj, ndërsa janë përmbytur qindra hektarë toke bujqësore.
Sipas “News 24”, si pasojë e daljes së lumit nga shtrati disa familje në Murqinë kanë mbetur të izoluara pas përmbytjes së rrugës që e lidh lagjen e tyre me pjesën tjetër.
Banorët ankohen se shkak është bërë mos pastrimi i kanaleve kulluese, pasi kjo është hera e dytë që përmbyten në 20 ditë.
Bëhet fjalë për një zonë që përmbytet disa herë çdo vit, ku shpesh banorët evakuohen me helikopterë, por ende nuk janë marrë masa për pastrimin e kanaleve nga institucionet përgjegjëse.