Muri i stadiumit të Ballshit është rrëzuar pasditen e sotme, teksa në fushë Bylisi përballej me Laçin.
Rënia e murit të stadiumit ‘Adush Muça’ ka zënë poshtë disa makina që ishin të parkuara anash duke shkaktuar dëme të shumta materiale.
Dyshohet se shkak për rrëzimin është bërë rrëshqitja e themeleve për shkak të shirave të dendur. Fatmirësisht nga rrëzimi i murit nuk ka pasur persona të lënduar.
*Video marrë nga BW