Vendosni fjalën kyçe....

“Sulmi ndodhi kur u larguan gazetarët serbë” – Gazetarja tregon si iu hodhën mjete shpërthyese kur po raportonte “live” në Veri të Kosovës


Mbrëmjen e kaluar ekipi i gazetarëve të “RTV Dukagjinit” u sulmua me mjete shpërthyese gjatë raportimit të tyre nga rruga e bllokuar nga serbët në Rudar të Zveçanit.

Gazetarja Dorontina Bylykbashi ishte duke raportuar live kur ndodhi incidenti.

Në një intervistë për “Report TV”, Bylykbashi ka shpjeguar sot se si sulmet filluan në momentin kur mediat serbe u larguan nga aty.

“Nuk mundëm që ta identifikonim se çfarë mjeti është hedhur, mjet piroteknik apo shok-bombë. Gjithsesi ne u larguam paksa nga barrikadat për të bërë lidhjen live me median ku po punoj. Në ato momente dëgjoja duke më thirrur kameramani. Realisht nuk kam parë dot pas se çfarë ndodhi, dëgjova një krismë dhe kam vrapuar menjëherë, por ishte një moment shumë frikësues për mua pasi se kisha idenë se çfarë mjeti është.

Një gjë që vlen të prek është se kanë qenë mediet serbe aty dhe menjëherë kur u larguan mediat serbë filluan sulmet ndaj medieve shqiptare. Ka qenë e çuditshme, madje dhe dëgjohej edhe muzikë nacionaliste në ato rrethina. Është fshat malor, shtepitë nuk shihen dhe nuk dihet nga vjen zhurma.

Kjo ndodhi për shkak të revoltës serbe në momentin kur z.Kurti mori vendimin për largimin e targave, pas këtyre edhe dhe data e zgjedhjeve. Serbët kundërshtuan zhvillimin e zgjedhjeve, atje ku ata janë shumicë.”– ka shpjeguar gazetarja.

Mbrëmjen e kaluar kur gazetarja e “RTV Dukagjini” po raportonte direkt u sulmua me një mjet shpërthyes. Kjo media publikoi dhe pamjet nga ky incident.