Deputeti i Partisë Demokratike Tritan Shehu thotë se një pjesë e Qarkut të Gjirokastrës ka mbetur në errësirë pas motit të keq.
Në një postim në Facebook, Shehu thotë se shkak për këtë është bërë braktisja e qëllimshme nga shteti.
“Errësira, pasojë e braktisjes së qëllimshme të tij nga Shteti! Për ta boshatisur atë nga ata banorë fisnikë! I njëjti problem, që përsëritet me të filluar shirat e parë e vazhdon për muaj të tërë. I njëjti qëndrim i Pushtetit lokal e institucioneve shetërore qendrore: Nuk bëjnë agjë për të përmirësuar gjendjen!”- shkruan ai.
Sipas deputetit demokrat, pa drita kanë mbetur ish-komunat e Përmetit, Këlcyrës, Memaliajt, Tepelenës, gjysma e qytetit të Gjirokastrës, Lazaratit, ish-Komunat nga Ura e Lumit e deri në Tepelenë…
Po ashtu edhe pjesa e madhe e Bashkisë së Libohovës e Dropullit.
Ai akuzon kryeministrin Edi Rama se duke mos bërë asgjë për të rregulluar këtë problem, ka si qëllim “të përzërë shqiptarët masivisht”.
POSTIMI I SHEHUT
Qarku i Gjirokastrës!
Errësira, pasojë e braktisjes së qëllimshme të tij nga Shteti!
Për ta boshatisur atë nga ata banorë fisnikë!
I njëjti problem, që përsëritet me të filluar shirat e parë e vazhdon për muaj të tërë.
I njëjti qëndrim i Pushtetit lokal e institucioneve shetërore qendrore:
Nuk bëjnë agjë për të përmirësuar gjendjen!
Vetëm fjalë, gënjeshtra e premtime gjatë verës për dimrin që do të vijë.
E më tej vazhdohet me një “fotokopje“ të vitit të mëparshëm.
Errësirë, errësirë, errësirë.
Duke filluar nga ish komunat e Përmetit, Këlcyrës, Memaliajt, Tepelenës…
Për të vazhduar me gjysmën e Qytetit të Gjirokastrës, Lazaratit, ish Komunat nga Ura e Lumit e deri në Tepelenë…
Pjesa e madhe e Bashkisë Libohovës, Dropullit e kështu me radhë.
Pra kudo errësirë.
Errësirë e frikë për banorët, edhe nga rreziku, që i kërcënon shumë ura të amortizuara krejtësisht në Qark.
Për të mos folur këtu më tej për përmbytjet e hapësirave të mbjellura e dëmet e mëdha financiare të pa kompesuara në ato.
Sepse kështu është katandisuar aty i gjithë sistemi ujor për bujqësinë:
Në verë thatësirë në dimër përmbytje.
Dhe askush nuk lëviz, asnjë përmirësim prej rreth 10 vitesh Rilindje në pushtet.
Vetëm diçka tragjike lëviz:
Këta banorë plot vlera e histori, që janë të detyruar veçsë te braktisin me dhimbje atë Qark për të mbijetuar.
Siç duket ky është edhe qëllimi final i Ramës e kësaj Qeverie:
Të përzërë shqiptarët masivisht.
E më tej të sundojë qoftë edhe mbi një milion si skllevër.
Po përsëritet e njëjta strategji perverse e Esat Pashës!