Vendosni fjalën kyçe....

Rama: Jemi vonë me portin e ri të Durrësit, ai në Porto Romano do jetë nyja më e rëndësishme strategjike për Shqipërinë e rajonin


Kryeministri Rama e cilësoi të vonë projektine portit të ri të Durrësit në Porto Romano.

Gjatë fjalës së tij në prezantimine projektit, ai tha se Shqipëria do i kishte vjelur frytet tashmë nëse do vepra në fjalë do ishte bërë 20 apo 30 vite më herët.

Rama tha se janë pjekur kushtet që Shqipëria të ketë një port të denjë për shekullin, jo si ai i tanishmi, i i cili tha kreu i qeverisë jo vetëm ëshë burim ndotjeje akustike e mjedisore por edhe ana ana e pamjes është krejt i papranueshëm.

“Porti i Durrësit ka qenë historikisht shumë i rëndësishëm. Sot jemi në shekullin e 21-të dhe jemi vonë sepse nëse do të shikonim progresionin e volumit të mallrave dhe të ardhurave që kjo vepër do të garantojë në 20 apo 30 vitet e ardhshme, po të kishim nisur 2 apo 3 dekada më parë do t’i kishim marrë frytet. Sot janë pjekur kushtet që të kemi një port tregtar të denjë për këtë shekulli. Jo si ai që kemi trashëguar nga e kaluara si një platformë e realizimit socialist.  Nuk ka asnjë mundësi për zgjerim hapësirash dhe kapacitetesh, përvecsse është një burim ndotjeje akustike, mjedisore dhe vizuale e papranueshme.  Porti i ri tregtar i Durrësit do të bëhet nyja më e rëndësishme strategjike e gjithë qarkullimit tregtar me perëndimin dhe gjithçka tjetër që shkon përtej anës perëndimore për të gjithë Ballkanin Perëndimor.  Durrësi duke filluar nga integrimi me Kosovën dhe Maqedoninë e Veriut përmes Durrësit dhe Strugës do t’i japë këtij rajoni një kapacitet krejt tjetër për të përpunuar volum krejt tjetër tregtar.” – tha Rama.