Pas pamjeve që denonconin korrupsionin në doganën e Durrësit, televizioni “News 24” ka publikuar pamje të tjera sot. Në investigimin e radhës, denoncohet se korrupsioni ka përfshirë edhe skanerin e kontrollit të mallrave.
Në video shihet doganieri i skanerit Elton Hamzai, i cili e orienton subjektin që bën procedurën e skanerit se ku të lërë bakshishin.
Për shkak se biseda zhvillohet në një mënyrë të lirshme, le të koptohet se ryshfeti është thjesht një sjellje normale për të kaluar mallrat në doganë.
Pjesë nga biseda:
Qytetari: Për atë “Fusion” që iku
Doganieri i skanerit Elton Hamzai:“Fusion”?
Qytetari: Po (i jep lekët).
Doganieri i skanerit Elton Hamzai: Hë mo leje aty po hë. A mbaroi?
Qytetari: Po, po mbaroi. Mirupafshim!
Doganieri i skanerit Elton Hamzai: Kalofsh mirë!
Në një material tjetër doganierët Ermir Hazizaj dhe Emir Ibro i thonë subjektit që ryshfeti i dhënë nuk mjaftohen dhe se duhen para të tjera. Të tjerë doganierë janë të pranishë, aty dhe qeshin me situatën.
Pjesë nga biseda:
Doganier Ermir Hazizaj: 50…
Qytetari: Nuk e dija tamam.
Doganier Ermir Ibro: 5 mijë lekë për tre.
Qytetari: Ok se flasim se nuk e dija.