Vendosni fjalën kyçe....

Alabama dhe Utah ndalojnë TikTok-un në pajisjet e qeverisë


Alabama dhe Utah ndalojnë përdorimin e TikTok-ut në pajisjet shtetërore. Siç raporton Forbes, ato i bashkohen Dakotës së Jugut, Teksasit dhe Marylandit, të cilat e kanë marrë më parë këtë hap.

“Në mënyrë shqetësuese, TikTok mbledh sasi të mëdha të dhënash, shumica e të cilave nuk kanë asnjë lidhje legjitime me qëllimin e supozuar të aplikacionit për ndarjen e videos.”– tha Guvernatori i Alabamës, Kay Ivey.

Sipas tij, “Përdorimi i TikTok-ut që përfshin infrastrukturën shtetërore të IT-së krijon kështu një cenueshmëri të papranueshme ndaj operacioneve të infiltrimit kinez.”

Disa zyrtarë qeveritarë janë të shqetësuar për përdorimin e gjerë të TikTok-ut në SHBA, duke qenë se ByteDance, një kompani kineze, zotëron platformën sociale. Muajin e kaluar, Christopher Wray, drejtori i FBI-së, i tha Kongresit se TikTok është një problem i sigurisë kombëtare sepse mund të ndajë të dhënat e përdoruesve të SHBA me qeverinë kineze. Edhe pse TikTok pretendon se nuk e bën një gjë të tillë.

“Ne jemi të zhgënjyer që kaq shumë shtete po hidhen në lëvizje për të miratuar politika të bazuara në gënjeshtra të pabazuara, të nfritura politikisht për TikTok.”- tha një zëdhënës i TikTok-ut në një deklaratë.

Shumica e shteteve kanë udhëzimet e tyre për përdorimin e mediave sociale për punonjësit e qeverisë. Këto urdhra të reja prekin punonjësit e shtetit që zotërojnë pajisje të ofruara nga shteti. Ata nuk do të jenë në gjendje të përdorin TikTok-un në ato pajisje, por mund ta përdorin në ato personale.