Vendosni fjalën kyçe....

Albin Kurti: Këtë javë dorëzojmë aplikimin  për anëtarësim në BE


Kryeministri i Kosovës Albin Kurti ka njoftuar sot se këtë javë do dorëzojë aplikimin për anëtarësim në Bashkimin Evropian.

Ai e bëri pohimin në fillim të mbledhjes së qeverisë ku në qendër është gjendja në veriun e vendit.

Kurti theksoi se Kosova e ka vendin në shtëpinë e madhe evropiane dhe se ka ardhur koha që statusin e kandidatit potencial ta kthejë zyrtarisht në kandidat për anëtarësim.

“Para një viti bëmë të ditur se aplikimin për anëtarësim do ta bëjmë këtë vit dhe sot në këtë mbledhje po ju njoftojmë se aplikimin në Bashkimin Evropian do ta dorëzojmë këtë javë. Ka ardhur koha që statusin potencial për kandidat ta kthejmë zyrtarisht në kandidat për anëtarësim. Bashkimi Evropian është vend i paqes dhe vendi ynë natyrisht se e ka vendin në këtë shtëpi.” – tha Kurti.