Argjentina ka mundur Kroacinë në gjysmëfinale të Botërorit të zhvilluar në Katar.
Messi hapi sfidën me golin e shënuar nga pika e bardhë e penalltisë në minutën e 34’. Më pas Alvarez dyfishoi sfidën në minutën e 39’.
Alvarez trefishoi shifrat në minutën e 69 pas një pasimi të Messit.
Kështu Argjentina është finalistja e parë e Botërorit me kundërshtarin që do e mësojë ditën e nesërme nga sfida mes Francës dhe Marokut.