Ish-ministri i Drejtësisë Aldo Bumçi është paraqitur në SPAK lidhur me hetimet për shpërthimin e Gërdecit. Ai është paraqitur në prokurori i vetëm.
Përveç Bumçit, në pritet të merret në pyetje edhe ish-ministri i Mbrojtjes, Fatmir Mediu e zyrtarë të lartë të shtetit në kohën e ngjarjes.
Tragjedia e Gërdecit ndodhi më 15 mars 2008 rreth mesditës ku pas një shpërthimi të fuqishëm në fabrikën e demontimit të armëve humbën jetën 26 persona dhe u plagosën dhjetëra të tjerë.
Mijëra banesa e biznese në një perimetër të gjerë u dëmtuan nga shpërthimi i fuqishëm.
Pak muaj më parë Gjykata e Lartë hodhi poshtë rekursin e ish-ministrit Fatmir Mediu për të mos u hetuar.