Vendosni fjalën kyçe....

Gazetari publikon faturat e tjera ku Zoto paguan hotele në Gjermani e Francë për Ahmetajn: Pse heshtin Kryemadhi dhe Basha


Gazetari Adriatik Doçi ka publikuar të tjera fatura e dokumente që tregojnë pagesat e Klodian Zotos për qëndrimet në hotele të ndryshme të deputetit Arben Ahmetaj.

Dokumentet tregojnë pagesat që Zoto ka bërë për Ahmetajn në një zonë bregdetare në Francë dhe një hotel në Gjermani.

Pagesat janë në shifra të konsiderueshme për ish-ministrin Ahmetaj.

Gazetari në postimin e tij pyet se pse Kryemadhi dhe Basha nuk flasin për denoncimin që ai ka bërë për Ahmetajn.

Pagesat e tjera të Zotos për ‘harbimin’ e Ahmetajt në hotelet me 5 yje të Francës dhe Gjermanisë. Dy prokurorët mbyllën sytë. Po Monika dhe Basha pse e kanë kyçur gojën?

Këto janë dy rezervimet e radhës të Klodian Zotos së inceneratorëve në hotele me 5 yje, këtë herë në Gjermani dhe Francë, për t’u akomoduar Arben Ahmetaj me bashkëjetuesen e tij Erjola Hoxha.

Në 13 gusht 2015, Zoto paguan 3 500 euro që Arben Ahmetajn të qëndrojë tre ditë në Hotelin Belles Rives, dhoma 083, në një zonë bregdetare të Francës. Ahmetaj ka shijuar për 3 net shërbimet ekstra të këtij hoteli bashkë me Erjola Hoxhën.

Hoteli ndodhet pranë një marine jahtesh. Sigurisht nuk mungojnë as kazinotë, një pasion i hershëm i Tigrit.

Në 11 tetor 2016, Erjola Hoxha akomodohet në hotelin Jumeirha, në Frankfurt të Gjermanisë. Pronotimi është bërë nga Klodian Zoto me kartën e tij të kreditit.

Dy pagesat korruptive konsolidojnë më tej raportin mes pronarit të kompanisë koncensionare të inceneratorëve Klodian Zoto dhe ish ministrit Arben Ahmetaj.

Ahmetaj ka firmosur për procedurën koncensionare të inceneratorëve më 14 prill 2014, kur ishte ministër i Energjitikës.

Më pas Zoto i ka ‘kthyer reston’, duke i paguar çlodhjen në hotele me 5 yje.

Dy prokurorët e çështjes, Ened Nakuçi dhe Klodian Braho, duket se kanë mbyllur sytë përballë këtyre provave.

Mirë dy prokurorët, po Monika Kryemadhi, Ilir Meta dhe Lulzim Basha, flamurtarët e kauzës së inceneratorëve, pse vallë e kanë kyçur gojën?”-shkruan Doçi.