Vendosni fjalën kyçe....

Giorgia Meloni: Nuk do ta lejojmë Putinin të përdorë ushqimin si armë


Kryeministrja e Italisë Giorgia Meloni shprehet e ashpër ndaj presidentit rus Vladimir Putin, lidhur me luftën në Ukranë.

Duke u ndalur tek lufta, Meloni thotë se tema e sigurisë ushqimore është kryesore.

“Nuk duhet të lejojmë që Putini të përdorë mungesën e ushqimit si armë kundër Evropës, siç po bën tashmë me gazin dhe naftën.”- tha kryeministrja italiane sipas Tg24 në komunikimin me Dhomën përpara Këshillit Evropian.

Shumë vende e kanë akuzuar Rusinë se po e përdor gazin e naftën si armë lufte, e tanimë shumë lider ndajnë mendimin se edhe eksportet e grurit po përdoren si të tilla.