Vendosni fjalën kyçe....

“Koha për punë tjetër!”-  Erion Braçe lë të kuptohet se do të lërë punën si deputet


Deputeti i Partisë Socialiste Erion Braçe ka paralajmëruar se do të largohet nga detyra si deputet. Nëpërmjet një videomesazhi në rrjetet sociale, Braçe kritikon maxhorancën se nuk po e lejojnë të kryejë detyrën për shkak të klientelizmit.

Ai thotë se ka depozituar në Kuvend 6 muaj më parë nismën ligjore për të vendosur rregull në tregun bujqësor e blegtoral, por se ka vetëm heshtje. Sipas tij vendimmarrja në Kuvend është “e kapur”.

“Nga njëra anë nuk thonë dot jo, nuk dalin dot kundër, nga ana tjetër të bllokojnë dhe heshtin, një lloj skuthllëku politik i neveritshëm, i nxitur nga klientelizmi, kapja e vendimmarrjes në Kuvend-më troç.”- thotë Braçe. Më parë ai ka akuzuar publikisht kreun e grupit parlamentar socialist, Taulant Balla, se e ka bllokuar nismën e tij në Kuvend.

Më pas ai lë të kuptohet se po mendon seriozisht të lërë punën si deputet.

“Kur kam nisur këtë punë, as e dija e as e kërkova deputetin për honor, vanitet, pasurim gjithashtu; e doja si punë, e kam bërë si punë!

Por kur nuk te lënë te besh punën tënde, çfarë duhet bërë? Shikoni, ky bllokimi i punës nis si klientelizem dhe mbaron si personal, ndaj gjithnjë e më shumë është koha për punë tjetër.”– thotë ai.

DEKLARATA E PLOTË E BRAÇES

“Këtë të enjte nuk ka parlament; punë në seancën plenare në parlament! Na i thanë sot, ndaj këtu s’ka këmbë njeriu. Por sot është data 13 dhjetor; ditë me ditë-6 muaj më parë, paraqita në kuvend nismën ligjore për të vendosur rregull në tregun bujqësor e blegtoral, në dimensionin e pagesave, për të garantuar bujqit, punën e tyre, prodhimin dhe te ardhurat prej tij. 

Troç: bujq e blegtorë të marrin paratë e punës së tyre brenda 50 ditëve! 6 muaj asnjë përgjigje!

Nga njëra anë nuk thonë dot jo, nuk dalin dot kundër, nga ana tjetër te bllokojnë dhe heshtin, një lloj skuthlleku politik i neveritshëm, i nxitur nga klientelizmi, kapja e vendimmarrjes në kuvend-me troç.

Sinqerisht nuk e vuaj mungesën e respektit institucional, procedural, njerëzor gjithashtu; por kjo është mungese respekti e kuvendit ndaj popullit te bujqësisë, i cili ka këtë hall dhe kërkoi të adresohet ligjërisht; po ligjërisht në këtë vend, nuk duhet të ketë qytetarë të dorës se dytë, por në fakt ka-janë punëtorët, prodhuesit e bujqësisë; Shikoni, kur ata blejnë, detyrimi ligjor është te paguajnë menjëherë ose brenda 45 ditësh, përndryshe detyrimi i tyre merret me forcë!

Por kur tek bujqit prodhues blejnë te njëjtët tregtare-ata qe me pare shisnin, paratë nuk paguhen as për 1 vit! Padrejtesi e pabarazi e turpshme! Kjo është! thellohet kur nuk gjejnë hapësire për te zgjidhur këtë padrejtësi!

Kur kam nisur këtë punë, as e dija e as e kërkova deputetin për honor, vanitet, pasurim gjithashtu; e doja si punë, e kam bërë si punë!

Por kur nuk te lënë te besh punën tënde, çfarë duhet bërë? Shikoni, ky bllokimi i punës nis si klientelizem dhe mbaron si personal, ndaj gjithnjë e më shumë është koha për punë tjetër; por deri atëherë dua tu sjell në vëmendje skandalin e ryshfeteve në parlamentin evropian.

Hiqni Katarin dhe vendosni një kartel grumbulluesish abuziv këtu dhe do kuptoni qe klintelizmi nuk njeh kufij, ne nivel me banal natyrisht!