Operacioni i gjerë i policisë antidrogë në Itali nga orët e para të së martës, në territoret e Foligno, Spoleto, Terni, Rimini dhe Bolonja.
Masat e sigurimit janë dhënë nga gjyqtari i Perugias ndaj 15 personave, mes të cilëve 11 me kombësi shqiptare, pas hetimeve të kryera nga stafi i ekipit celular të komisariatit të Perugias.
Janë kontestuar krimet e konspiracionit për trafik kokaine, posedim dhe tregtim droge, armëmbajtje dhe municione.
Përfunduan në burg Domenico Di Rocco (37 vjeç), Elton Hoxha (24), Ervin Hoxha (27), Festim Hoxha (26), Renato Di Silvio (26), Ardian Muca (24), Xhekson Novi (24). Durim Spanjolli (38), Santiljano Mitai (23). Arrest shtëpiak u vendos për Zenel Huqin (25 vjeç), Franko Merxhani (23), Marius Nuri (29) dhe Ivan Gentilucci (50).
Hetimet e nisura në maj 2020 u zhvilluan me shërbime të shumta në zonë, me përndjekje dhe me aktivitete teknike si monitorimi me GPS, kamera vëzhgimi dhe përgjimet telefonike dhe mjedisore të automjeteve të përdorura nga të dyshuarit.
Gjatë periudhës në të cilën u kryen hetimet, policia gjyqësore arrestoi në flagrancë 22 persona, sekuestroi rreth 9 kilogramë kokainë, 2 kilogramë heroinë, 2 pistoleta me 139 fishekë, 4 makina dhe rreth 13 mijë euro cash.
Hetimet, me mbështetjen hetimore të Shërbimit Qendror Operativ të Policisë së Shtetit, të Drejtorisë Qendrore të Shërbimeve Kundër Drogës dhe të Europolit për sa i përket projeksionit ndërkombëtar, bënë të mundur marrjen e indikacioneve të rënda të fajit ndaj të dyshuarve. Në fakt, detyrat dhe rolet e secilit janë identifikuar, duke iu referuar veçanërisht metodave të menaxhimit të furnizimit të drogës dhe shitjes me pakicë të mëvonshme.
Veçanërisht, figurat e konsideruara si drejtues të lartë të organizatës kishin aktivizuar një sërë kanalesh, përfshirë edhe ato të huaja, për furnizimin me lëndë narkotike të llojit kokainë; Sipas asaj që u rikonstruktua nga hetuesit dhe rezultateve të përgjimeve, organizata arriti të hidhte në treg mbi 150 kilogramë kokainë në tetë muaj.
Të ardhurat e paligjshme, të vlerësuara në disa milionë euro, investoheshin në aktivitete tregtare në Umbria, gjithashtu në Shqipëri dhe veçanërisht në bizneset e akomodimit të vendosura në resortet më të njohura bregdetare.
Njëkohësisht me arrestimet janë kryer kontrolle të shtëpive të cilat kanë bërë të mundur gjetjen dhe sekuestrimin në shtëpitë e të dyshuarve, mbi 132 euro para të gatshme, tre libreza postare të kursimeve në të cilat janë depozituar gjithsej rreth 80 mijë euro, njëzet e një. telefona celularë dy shënime të koduara, të shkruara me dorë, në lidhje me kontabilizimin e aktiviteteve të paligjshme dhe tre orë me vlerë, dy prej të cilave janë Rolex.
Nga pesëmbëdhjetë subjektet e arritura nga masa, katër janë aktualisht të pagjurmueshëm në territorin kombëtar dhe kërkimet do të shtrihen edhe jashtë vendit, përmes procedurave të parashikuara ligjore”.