Ish-zëvendëskancelari austriak Heinz-Christian Strache pohoi për mediat se politika e sanksioneve të BE-së nuk e ka afruar Ukrainën më afër paqes dhe ata që ankohen janë ‘quajtur dhe damkosur’ si tradhtarë.
Strache është një kritik i zëshëm i sanksioneve të BE-së, të ciat i bën përgjegjëse vazhdimisht për shkatërrimin e ekonomisë së bllokut, nxitjen e rritjes së inflacionit dhe papunësisë dhe potencialisht duke sjellë një valë ‘falimentimesh masive’ në vitin e ri.
Duke folur për RT të martën pas fjalimit në një tubim pro asnjanësisë në Vjenë fundjavën e kaluar, Strache e përshkroi konfliktin në Ukrainë si pjesë e një ‘lufte globale’ mes Rusisë e NATO-s, në të cilën liderët evropianë janë ‘futur’.
“Për fat të keq, unë nuk shoh asnjë lider politik evropian që dëshiron të afrohet në tryezën e bisedimeve dhe të bëjë thirrje për një marrëveshje armëpushimi të negociuar dhe një zgjidhje paqësore,” u ankua ai. “Ne austriakët duhet t’i përmbahemi asnjanësisë sonë dhe statusi ynë i asnjanësisë mund të luajë gjithashtu një rol të veçantë ndërmjetësues vendimtar. Deri tani, kjo nuk është praktikuar.”
“Sigurisht, mediat në Bashkimin Evropian heshtin për të gjitha këto,” vijoi ai.
“Dhe nëse shprehni kritika, ju shpesh cilësoheni dhe damkoseni si simpatizant i Putinit dhe Rusisë dhe gjithashtu si tradhtar i Evropës”.
Teksa Strache dënoi mungesën e një ‘lëvizjeje të fortë evropiane të paqes’, ai parashikoi se përkeqësimi i kushteve ekonomike do i detyrojë qytetarët të kërkojnë përfundimin e konfliktit në Ukrainë.
Në fund të fundit, Strache argumentoi se BE-ja po përballon të gjitha kostot e konfliktit, ndërsa SHBA-ja po ‘përfiton’, një vlerësim i ndarë nga Presidenti i Këshillit Evropian Charles Michel dhe zyrtarë të tjerë të lartë të Brukselit.
“Gjithnjë e më shumë njerëz po ndërgjegjësohen për këtë,” vazhdoi Strache, duke shtuar se ‘Evropa duhet urgjentisht të zbatojë iniciativa konkrete paqeje’.