Vendosni fjalën kyçe....

Berisha: Akuzat ndaj UÇK-së të formuluara në Beograd 24 vite më parë


Ish-Kryeministri Sali Berisha gjatë një interviste në emisionin “Opinion”, foli lidhur me luftën e UÇK-së dhe akuzat e drejtuesve të saj nga Prokuroria Speciale e Hagës.

Berisha tha se ky institucion mbart të njëjtën akuzë që Beogradi formuloi, duke e cilësuar UÇK-në organizatë terroriste.

Që kur u themelua UÇK-ja, Beogradi formuloi vetëm një akuzë: Këta janë terroristë dhe kjo është ushtri terroriste. Më vjen keq që kjo akuzë, siç është formuluar 24 vjet më parë mbartet nga institucioni i akuzës së gjykatës speciale të Kosovës. S’ka asgjë me të vërtetën”, tha Berisha.