Vendosni fjalën kyçe....

Kanadaja ndryshon rregullat gjinore të patinazhit artistik


Zyrtarët kanadezë të patinazhit kanë shpallur rregulla të reja që nënkuptojnë se ekipet në patinazhin në akull dhe në garat në çifte nuk duhet të përbëhen nga një mashkull dhe një patinatore femër.

Në vend të kësaj, përkufizimi i një ekipi është rishikuar për të deklaruar se ai duhet të ‘përbëhet nga dy patinatorë’.

Ndryshimi mbulon ngjarjet e brendshme dhe u njoftua nga ‘Skate Canada’ këtë javë si pjesë e nismës së saj ‘Skating for Everyone’.

Organizata tha se politika e mëparshme e çifteve ekskluzivisht të patinazhit mashkull-femër ishte ‘jo në përputhje’ me vizionin dhe ‘angazhimin për mosdiskriminim, duke përfshirë mosdiskriminimin bazuar në identitetin gjinor’.

“Ky ndryshim ka të bëjë me heqjen e barrierave për pjesëmarrjen në patinazh dhe ne besojmë se do të ketë një ndikim të rëndësishëm për të siguruar që të gjitha identitetet gjinore të njihen dhe të pranohen në mënyrë të barabartë dhe pa paragjykime.” – tha presidentja e ‘Skate Canada’, Karen Butcher.

Butcher shtoi se ndryshimi i rregullave ‘do lejojë partneritete të reja dhe emocionuese në disiplinat e vallëzimit në çift dhe në akull për të konkurruar në nivel kombëtar’.

Lëvizja duket se i hap rrugën skuadrave vetëm femra dhe meshkuj, ose kombinime me patinatorë që identifikohen si jobinare, për shembull.