Kosova ka aplikuar zyrtarisht për t’u anëtarësuar në BE. Ceremonia e nënshkrimit të aplikimit të Kosovës në Bashkimin Evropian është mbajtur paraditen e sotme.
Kërkesën e kanë nënshkruar presidentja Vjosa Osmani, Kryetari i Kuvendit, Glauk Konjufca si dhe Kryeministri, Albin Kurti.
Ky i fundit tha se Kosova do bëjë ç’është e mundur për progresin dhe përkushtimin e reformave të reja transformuese që përkojnë me BE.
“Bazuar në aspiratat e vullnetit të vendit tonë për barazi, drejtësi e demokraci… E ardhmja e vendit tonë është brenda BE. Sot po bëjmë hapin e parë drejt anëtarësimit në organizatën më të madhe të paqes dhe prosperitetit në Evropë, BE. Do ja dorëzojmë presidencës Çekë në prag nënshkrimin e sotshëm. Progresi do varet nga përkushtimi ynë për reforma të reja transformuese.
Do ecim përpara në meritën tonë. Pengesat dhe sfidat drejt anëtarësimit i kalojmë me progres shoqëror dhe rend demokratik.”– tha Kurti.
Kosova vetëm disa muaj më parë ka aplikuar për t’u bërë pjesë edhe e Këshillit të Evropës.