Katër viktima janë konfirmuar nga autoritetet britanike pas mbytjes së një gomoneje me emigrantë të paligjshëm në Kanalin Anglez.
Operacionet e kërkimit kanë vijuar për orë të tëra dhe kapiteni i një anijeje peshkimi që mori pjesë në operacionin e shpëtimit i përshkroi pamjet si nga koha e ‘Luftës së Dytë Botërore’.
Ngjarja e rëndë ndodhi në orët e para të mëngjesit ku Roja Bregdetare britanike mori një telefonatë për ndihmë lidhur me gomone me emigrantë që ishte mbytur në Kanalin Anglez, pranë Kentit.
Numri i viktimave mund të rritet në orët në vijim duke qenë se një pjesë e personave që ishin në gomone janë ende të zhdukur.
“Ishte pamje si të një filmi që tregon për ngjarjet e Luftës së Dytë Botërore, kishte njerëz në ujë kudo, duke bërtitur.” – tha kapiteni, i quajtur Raymond, për Sky News.
Edhe pse 43 persona u shëruan dhe po marrin trajtim, katër janë konfirmuar tani të vdekur, ndërsa identititeti i viktimave nuk dihet ende po në gomone kishte emigrantë nga Afganistani, Iraku, India e Senegali.
Më herët kryeministri britanik Sunak prezantoi një paketë për të goditur kalimet në Kanalin Anglez ndërsa shprehu ‘trishtimin për tragjedinë e humbjen e jetëve njerëzore’.