Të paktën tre persona raportohet se kanë humbur jetën pasi një gomone me emigrantë hasi në vështirësi duke kaluar Kanalin Anglez në orët e para të mëngjesit të sotëm.
BBC raporton se 43 njerëz ishin shpëtuar nga ekipet e shpëtimit, me më shumë se 30 prej tyre kishin qenë në ujin e akullt.
Një operacion i madh kërkimi dhe shpëtimi u zhvillua në ujërat midis Kentit dhe Francës në kushte ngrirjeje.
Sekretarja e Brendshme Suella Braverman reagoi për ngjarjen duke thënë: “Jam në dijeni të një incidenti shqetësues në Kanal këtë mëngjes dhe jam duke u përditësuar vazhdimisht ndërsa agjencitë përgjigjen dhe urgjentisht përcaktojnë faktet e plota.”
Korrespondenti politik i BBC-së, Nick Eardley, tha se numri i vdekjeve mund të rritet më tej.
Roja bregdetare e Mbretërisë së Bashkuar, Marina Franceze dhe një ambulancë ajrore u dërguan të gjithë për të ndihmuar në operacionin e shpëtimit.