Deputeti i PD-së Ervin Salianji ka kritikuar ish-kreun e PD-së, Lulzim Basha duke thënë se lufton për interesa personale.
Ai e bëri delaratën në rubrikën Euronews Now në Euronws.al ku tha se përëarja në PD është për interesa personale dhe se nuk ka të bëjë me vulën a siglën ndërsa ëështjen e gjyqit për statutin e emërtoi si një sebep të cilin e mban peng kryeministri Rama.
Salianji theksoi se selia blu duhet të gjejë mekanizmat për t’u bashkuar para zgjedhjeve lokale të majit 2023.
“PD-në nuk e mban të përçarë vula apo sigla, ka një ndarje për interesa personale në PD. Çështja e gjyqit është një sebep të cilin e mban peng Edi Rama. Është e dukshme që drejtësinë e ka në dorë Edi Rama. Basha kërkon të bëjë një parti të vogël dhe ta ketë aty me disa njerëz që të vij rrotull. Kemi një interes personal që prevalon që do të tregojë që edhe unë jam këtu për të treguar se ka peshe politike duke i dëmtuar thellësisht jo vetëm interesat e PD-së, por edhe të opozitës në tërësi. Partia Demokratike duhet të gjejë mekanizmat për t’u bashkuar për të mos u bërë akoma më shumë, qoftë e dobët në raport me publikun, qoftë e dobët në raport me faktorët apo aktorët ndërkombëtar në këtë vend, apo me gjithë pritshmëritë që kanë qytetarët shqiptarë.” – tha Salianji.