Shtëpia e Bardhë ka kundërshuar të thotë nëse presidenti Joe Biden do e kthente kontributet e marra gjatë fushatës nga Sam Bankman-Fried, themeluesi i një shkëmbimi të madh kriptosh, i cili tani akuzohet për mashtrim të investitorëve përpara se kompania e tij të falimentonte muajin e kaluar.
E pyetur nëse presidenti do i kthejë donacionet gjatë një konference për shtyp të martën, sekretarja e shtypit e Shtëpisë së Bardhë, Karine Jean-Pierre u tha gazetarëve se ajo nuk mund të trajtonte ‘asgjë që lidhet me kontributet politike’, duke përmendur një ligj federal që ndalon disa zyrtarë të përfshihen në veprimtari politike.
Kur një gazetar në konferencë vuri në dukje se Biden dhe ligjvënësit në të dyja partitë kryesore kishin marrë fonde nga Bankman-Fried dhe pyeti nëse Shtëpia e Bardhë do t’u kërkonte politikanëve të tjerë të kthenin paratë, Jean-Pierre e kundërshtoi përsëri pyetjen.
“Unë thjesht nuk mund të flas për këtë nga këtu. Edhe mendimi i Bidenit, edhe mendimet e tij për kontributet, dhurimet, nuk mund të flas për këtë nga këtu”, tha ajo.
Përpara falimentimit të fundit të kompanisë së tij tregtare të kriptove, FTX, Bankman-Fried ishte një donator i madh i demokratëve, duke dhuruar 52,800 dollarë për fushatën presidenciale të Biden në 2020 dhe gati 40 milionë dollarë për kandidatët demokratë gjatë zgjedhjeve afatmesme në nëntor, sipas Komisionit Federal të Zgjedhjeve. Ai gjithashtu dha kontribute për republikanët që konkurronin në zgjedhjet afatmesme, megjithëse ato ishin shumë më të vogla, duke arritur në pak më shumë se 250,000 dollarë.
Biznesmeni 30-vjeçar u arrestua në Bahamas të hënën me kërkesë të qeverisë amerikane dhe tani përballet me një aktakuzë të shumëfishtë lidhur me sjelljen e tij kur ishte shef ekzekutiv në FTX, duke përfshirë akuzat për mashtrim me kripto, pastrim parash dhe konspiracion për të kryer një sërë krimesh të tjera, si shkelje të financimit të fushatës. Katër nga akuzat parashikojnë një dënim maksimal prej 20 vitesh burg.
Përveç gjoja mashtrimit të klientëve të FTX, Bankman-Fried akuzohet gjithashtu për kanalizimin e miliona dollarëve në kontribute për fushatën për kandidatët politikë gjatë zgjedhjeve afatmesme, dhe më pas tentativën për të fshehur origjinën e parave. Ai përballet me akuza të veçanta mashtrimi të paraqitura të martën nga Komisioni i Letrave me Vlerë, i cili thotë se ish-shefi i FTX ka marrë nga investitorët gati 2 miliardë dollarë.