Argjentina e ka kaluar me lehtësi Kroacinë mbrëmjen e kaluar duke prenotuar biletën e saj për në finalen e Kupës së Botës.
E nga tifozët argjentinas s’mund të pritej gjë tjetër veçse një festë e madhe. Me mijëra tifozët e gëzuar të Argjentinës mbushën rrugët e Buenos Aires-it ditën e djeshme.
Imazhet nga Plaza de la Repúblic e Buenos Aires tregojnë qindra mijëra njerëz që kanë mbushin monumentin e famshëm të Obeliskut të qytetit.
View this post on Instagram
Tifozët e Argjentinës në fakt i tejkaluan në masë të madhe tifozët e Kroacisë në stadiumin Lusail, me kapacitet gati 89 mijë vende.
Ata ishin gjithashtu në një numër të madh në vendin e FIFA Fan Festival në qendër të Dohas, pika kryesore e grumbullimit të tifozëve të futbollit pa bileta.
Argjentina është finalistja e parë e Botërorit pasi mundi Kroacinë 3 me 0. Kundërshtarin në finalen e madhe do e mësojë sot nga sfida mes Francës dhe Marokut.