Vendosni fjalën kyçe....

Të shtënat me armë në Shkodër, policia jep detaje


Policia ka dhënë detaje mbi të shtënat me armë në Shkodër.

Policia thotë se një shtetas ende i paidentifikuar gjatë qarkullimit me makinë në lagjen “Skënderbeg” ka qëlluar në ajër me armë zjarri.

Nga të shtënat predha e plumbit ka rënë në dritaren e katit të tretë në banesës së shtetasit P.S.

Policia bën me dije se ka dalluar drejtuesin e makinës që ka qëlluar një herë me armë zjarri.

Më datë 14.12.2022, rreth orës 20:00, një shtetas ende i paidentifikuar, duke qarkulluar me automjet, në rrugën “Hilë Mosi”, në lagjen “Skënderbeg”, në ecje e sipër ka qëlluar një herë, me armë zjarri, në ajër.

Si pasojë predha e plumbit ka rënë në dritaren e katit të tretë të banesës së shtetasit P. S., 57 vjeç. Nga rënia e predhës nuk ka mbetur i dëmtuar asnjë person.

Grupi hetimor ka sekuestruar menjëherë pamjet e kamerave të rrugës, në të cilat dallohet drejtuesi i automjetit që ka qëlluar një herë me armë zjarri, në ajër.

Vijojnë veprimet, nën drejtimin e Prokurorisë, për sqarimin e plotë të rrethanave të ngjarjes, identifikimin dhe kapjen e autorit.

Shërbimet e Policisë vijojnë kontrollin e zonës dhe janë ngritur pika kontrolli, në të gjitha rrugët, me qëllim bllokimin e automjetit dhe kapjen e autorit”-njofton policia.