Ish-presidenti amerikan Donald Trump pretendoi se gjatë kohës kur ishte në detyrë, kundërshtoi të shkëmbente biznesmenin rus Viktor Bout me ish-marinsin amerikan Paul Whelan, i cili u dënua me 16 vjet burg në vitin 2020 me akuza për spiunazh dhe mbetet në paraburgim në Rusi.
Javën e kaluar, Moska dhe Uashingtoni kryen një shkëmbim të burgosurish që përfshin Bout, i cili u dënua në SHBA me akuza për armëmbajtje, dhe yllin amerikan të basketbollit të WNBA-së, Brittney Griner, e cila u shpall fajtor për kontrabandë droge në Rusi.
Duke shkruar në faqen e tij të mediave sociale Truth Social, ish-presidenti tha se ai kishte ‘hedhur poshtë’ një marrëveshje me Rusinë për një shkëmbim kokë më kokë me të ashtuquajturin ‘Tregtari i Vdekjes’ Viktor Bout me Paul Whelan’. Sipas Trump, ai ‘nuk do e kishte bërë marrëveshjen edhe nëse për Bout do i ishin pfruar 100 të burgosur amerikanë duke shtuar se Bout ka vrarë një numër të pallogaritshëm njerëzish me marrëveshjet e tij të armëve’.
Ai vijoi duke thënë se ‘do kishte arritur ta lironte marinsin amerikan nga paraburgimi në Rusi’, pa shpjeguar se si.
Pas shkëmbimit Griner-Bout, Trump e denoncoi marrëveshjen si një ‘turp, marrëzi dhe jopatriotike’ për SHBA-në.
Bout u dënua në SHBA me 25 vjet për akuza për trafik armësh, të cilat ai i ka mohuar vazhdimisht. Duke folur për RT javën e kaluar, ai tha se sanksionet e vendosura ndaj tij nga SHBA ishin një ‘eksperiment’ dhe një paralajmërim për rusët.
Të enjten e kaluar, ai u këmbye me Griner, e cila u dënua me nëntë vjet në një burg penal ruse për trafik droge pasi vaji i kanabisit iu gjet në bagazhin e saj në një aeroport të Moskës.