Vendosni fjalën kyçe....

Ushtria gjermane është ‘shtrydhur si limoni’, s’i përmbush detyrimet e NATO-s – Media


Ushtrisë gjermane i mungojnë armët dhe pajisjet për të përmbushur plotësisht detyrat e saj të NATO-s, duke përfshirë mbrojtjen e krahut lindor të bllokut, raportuan të martën revista Der Spiegel dhe gazeta Die Welt.

Mediat cituan një raport konfidencial nga ministrja e Mbrojtjes Christine Lambrecht drejtuar komisionit parlamentar të mbrojtjes.

Dokumenti thotë se ushtria gjermane (Bundeswehr), nuk mund të kontribuojë me artileri në njësinë shumëkombëshe të NATO-s të vendosur në Lituani. Ai vuri në dukje probleme në sigurimin e mbrojtjes ajrore për njësinë nga viti 2023, sepse sistemet raketore MIM-104 Patriot të prodhuara nga SHBA

-ka, të cilat përdoren nga Gjermania, tani për tani janë ‘të lidhura’ me forcën e reagimit të shpejtë të bllokut.

Ushtrisë gjithashtu thuhet se i mungojnë pajisjet e sigurta radio, të cilat mund të prokurohen vetëm ‘në vitet e ardhshme’.

“Për shkak të vonesës së projekteve të rëndësishme të IT-së, përbërësi dixhital i Gjermanisë brenda forcës së reagimit të shpejtë të NATO-s është gjithashtu i kufizuar dhe plotëson ‘vetëm kërkesat minimale’.

‘Boshllëqet në personel, materiale, infrastrukturë, pjesë këmbimi dhe municione, të cilat u krijuan gjatë dekadave të nënfinancimit strukturor, nuk mund të mbyllen me një të rënë të lapsit’, shkroi Lambrecht, cituar nga Die Welt.

Ka pasur raporte të shumta për mungesa në Bundesëehr që kur Gjermania filloi të furnizonte Ukrainën me armë të rënda, duke përfshirë obus dhe sisteme antitanke, si dhe lloje të ndryshme municionesh.

Frank Haun, kreu i prodhuesit më të madh të tankeve në Evropë, KNDS, i tha gazetës Suddeutsche Zeitung të shtunën se ushtria gjermane është ‘shtrydhur si limoni’ për vite me radhë. Ai shtoi se konflikti në Ukrainë ka nxjerrë në pah mungesën e tij në armë të rënda, si tanke dhe sisteme artilerie.