Vendosni fjalën kyçe....

Alabbar: Për dy muaj do nisim punën te Porti i Durrësit


Investitori Mohamed Alabbar deklaroi në emisionin “Real Story” se fillimi i vitit të ardhshëm do të shënojë edhe hapat e parë për ndërtimin e projektit ambicioz të ballinës ujore të Durrësit.

“Është shpallur tenderi ynë i parë i ndërtimit. Kështu që të mos gabohem, presim që në rreth 4 javë të marrim çmimet e ofertës dhe pasi të kalojë kjo fazë, shpresoj që për një muaj e gjysmë apo dy muaj. të instalojmë vinçat dhe të fillojmë punën”, tha ai.

Ai foli edhe për akuzat e ngritura nga politika se kujt i përkasin rreth 60 % e aksioneve, pas të cilave opozita dyshonte se fshihen përfitues qeveritar.

Sa i takon përfitimeve që vendi ynë pritet të ketë nga ndërtimi i portit turistik të Durrësit, Alabbar thotë se projekte të tilla sjellin impakt në rritjen e prodhimit të brendshëm bruto.

“Ne po flisnim më parë që do hapen rreth 40-50.000 vende të reja pune.  Zakonisht, projekte të mëdha si ky duhet t’i shtojnë prodhimit të brendshëm bruto të qytetit rreth 4-5%. Studimet tona gjithmonë e tregojnë, por përsa i përket turizmit, është i jashtëzakonshëm. Fuqia punëtore do të jetë vendase”, deklaroi ai.