Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha iu ka dhënë porositë e para kandidatëve të dalë nga procesi i Primareve, që do të garojnë më 14 maj për kryetar bashkie.
Berisha u kërkoi kandidatëve të nisin nga puna për programin dhe përzgjedhjen e anëtarëve për Këshill. Ai po ashtu u tha që të përpiqen që banorët të ndihen të përfaqësohen të gjithë.
“Ju do i shëroni qytetarët tanë. Ju shkoni me vendimin e një programi të një force konservatore, që bazohet te taksat e ulëta. Ju nuk ndani dot buxhetin e shtetit, por do e ktheni në funksion të qytetarëve tuaj. S’do ndodh në që të katërfishohet numri i punonjësve të ujësjellës kanalizimeve, dhe një e treta e tyre të jetë jashtë në emigracion e të vazhdojnë të marrin rrogat sikur punojnë. Qytetarët presin nga ju të bëni gjithçka që dora juaj, taksat e tyre të ndihen në çdo skaj të territorit të bashkisë suaj. Shkoni ça ndodh në filozofinë e rilindjes, urbanistika e saj është krejtësisht në funksion të sistemit diktatorial. Sheshi i madh i përkiste diktatorit. Rilindja urbane është bërë me kosto 4 herë më të lartë se kostoja reale.
Ti mund të vish në lagjet e Tiranës dhe gjen rrugë… më shkroi një herë një mbështetës i imi. Më shkruan; Si e latë këtë rrugë në periferi. I thashë; keq e lamë. Brenda qyteteve janë mijëra km rrugë për t’u asfaltuar dhe u sistemuan. Me programin tuaj ju duhet të hartoni pas një pune intensive në çdo skaj, me çdo komunitet të territorit të bashkisë suaj, do vini në epiqendrës të rinjtë, interesat, shkollimin, potencialet dhe shpalosjen e tyre.
Shqiptarët presin nga ju dhe PD po ashtu, që t’i shndërroni bashkitë në bashkitë e rinisë. Ju uroj suksese, bashkë me kryetarët e PD në rrethe. Do punoni tani për Këshillat. përpiquni të përfshijnë në Këshillat tanë përfaqësuesit më të shquar, më emër të mirë, më të aftë. Përpiquni që në parlamentin e bashkisë suaj të ndihen të përfaqësuar të gjithë. Ju ftova t’ju uroj për garën dhe ju ftoj që me kaq angazhim të nisni punën për programin për secilën bashki.”– tha ai, në një takim me 55 kandidatët e zgjedhur.