Vendosni fjalën kyçe....

Gjenerali britanik pranon se Britania e Madhe vendosi trupa në Ukrainë


Marinsat Mbretërorë Britanikë kryen operacione me rrezik të lartë në Ukrainë në prill, ka pranuar Gjeneral-lejtnant Robert Magowan, sipas një raporti në The Times.

Anëtarët e 45 Grupit Komando të Marinsave Mbretërore u larguan nga Ukraina në janar pasi evakuuan ambasadën britanike. Megjithatë, rreth 300 anëtarë të njësisë elitare u kthyen në vend në prill për të rivendosur misionin britanik në Kiev, përpara se të vijonin të kryenin ‘operacione të tjera të fshehta’, shkroi Magowan në revistën zyrtare të forcës, ‘The Globe and Laurel’, tha media.

Këto operacione u zhvilluan ‘në një mjedis jashtëzakonisht të ndjeshëm dhe me një nivel të lartë rreziku politik dhe ushtarak’, tha Magowan, i cili më herët ka shërbyer si komandant i Marinsave Mbretërore dhe tani është zëvendës shefi i Shtabit të Mbrojtjes në Ministrinë e Mbrojtjes.

Ndërsa Magowan nuk e sqaroi se çfarë lloj misionesh kryen komandot, deklarata e tij shënon herën e parë që Britania e Madhe ka pranuar se trupat e saj kryen operacione speciale në Ukrainë. Ministria e Mbrojtjes refuzoi të konfirmojë rrëfimet e mëparshme të forcave speciale britanike që trajnonin trupat ukrainase në Kiev në prill.