Vendosni fjalën kyçe....

Ilir Meta: ”Qeveria Bandë” ka strategji për të krijuar tensione artificiale financiare ndaj universiteteve


Kryetari i Partisë së Lirisë, Ilir Meta ka sulmuar qeverinë e kryeministrit Edi Rama. Në një postim në “Facebook”, ai e quan “qeveri bandë” dhe e kritikon për qasjen ndaj arsimit dhe pedagogëve.

Meta shkruan se nuk është e rastësishme politika që kjo qeveri ndjek për të mos financuar arsimin dhe kulturën.

“Qeveria Bandë nuk mund të nënshtrojë mendimin e lirë të studentëve dhe pedagogëve. Nuk është e rastësishme politika që ajo ndjek për të mos financuar arsimin dhe kulturën, për të mos mbështetur Universitetin, për të krijuar tensione artificiale financiare ndaj universiteteve, ndaj pedagogëve, stafeve akademike dhe ndaj studentëve.”– shkruan Meta.