Infermierët në Mbrëtërinë e Bashkuar po zhvillojnë grevën më të madhe të Shërbimit Kombëtar Shëndetësor në këtë vend. Ata kërkojnë rritje të pagave.
Qeveria e Mbretërisë së Bashkuar tha se kërkesa për rritje pagash prej 19% ishte e papërballueshme. Sekretari i përgjithshëm i Sindikatës së Infermierëve, Pat Cullen i ka bërë thirrje qeverisë të “bëjë gjënë e duhur” dhe të zgjidhë mosmarrëveshjen përpara fundit të vitit.
Ishte ora 07:30 e mëngjesit të sotëm, dhe në temperatura nën zero kur infermierët filluan të mblidheshin në Neëcastle – përpara një prej spitaleve më të mëdhenj dhe më të ngarkuar në Mbretërinë e Bashkuar: The Royal Victoria Infirmary.
BBC shkruan se në përtej qytetit, infermierët po mblidheshin jashtë spitalit Freeman, i njohur në mbarë botën për punën e tij në transplantim:
Me të dy spitalet nën presion ekstrem, vendimi për grevë duhet të jetë i vështirë, por Kolegji Mbretëror i Infermierëve argumenton se ata nuk kishin zgjidhje.
Greva është shtrirë në të gjithë vendin tashmë.
Infermieri klinik Harry Eccles, 28 vjeç, i cili po merr pjesë në grevë tha. “Unë jam i goditur sepse qeveria po refuzon të dëgjojë shqetësimet tona shumë reale dhe të vlefshme”.
Ai shton se më shumë infermierë se kurrë po largohen nga profesioni dhe ai është i frikësuar për mirëqenien e pacientëve të tij nëse gjërat nuk adresohen.
“Unë jam në grevë për të ardhmen e profesionit të infermierisë dhe të ardhmen e NHS.”– thotë Eccles, i cili është specialist në infermierinë e varësisë dhe shëndetit mendor.
Sa paguhen infermierët?
Paga fillestare për një infermiere në Angli është pak më shumë se 27 mijë £ në vit. Stafi i tillë si asistentët e kujdesit shëndetësor, portierët dhe pastruesit janë me paga më të ulëta.
Sipas kontratës, stafi ka të drejtë për rritje të pagave në vendin e punës brenda intervalit të pagave të tyre.
Një infermiere me përvojë katër vjeçare pritet të marrë afërsisht 33 mijë £ – niveli më i lartë i grupit pesë të pagave.
Infermierët specialistë, si ata me kualifikime shtesë për të trajtuar pacientët me kancer dhe diabeti, mund të marrin deri në 47 mijë £. Konsulentët më të vjetër të infermierëve mund të fitojnë deri në 55 mijë £. Ekziston një numër i vogël infermierësh në poste të larta ose drejtuese që fitojnë rreth 100 £.