Vendosni fjalën kyçe....

Pas përplasjeve me Ramën për kreun e SPAK-ut, Kim citon Skënderbeun: Bashkimi bën fuqinë, armiku do përçarje


Pas ‘përplasjeve’ të ditëve të fundit me kryeministrin Rama, që ka në qendër zgjedhjen e kreut të ri të SPAK-ut, ambasadorja amerikane Yuri Kim, citoi sot heroin kombëtar të Shqipërisë, Gjergj Kastriotin-Skënderbeun.

Teksa po fliste në veprimtarinë ‘Fuqizimi ekonomik i grave’, ambasadorja tha se ‘bashkimi bën fuqinë’ dhe se ‘ndarja sjell ndasi’.

Kim shtoi se ndarja e përçarja është ajo që do armiku. Ditët e fundit ajo është përfshirë në një përplasje deklaratash me kreun e qeverisë.

Ambasadorja ka pohuar se i ka takuar kandidatët për kreun e ri të SPAK-ut një e nga një ndërsa ka bërë thirrje për zgjedhjen e një personi larg ndikimit politik.

Kryeministri Rama nga ana e tij është përgjigjur duke thënë se kreu i SPAK-ut nuk zgjidhet nga qeveria e as nga ambasadat.

Ditë më parë, Ministria e Jashtme e Shqipërisë, në një njoftim krejt të pazakontë njoftonte se kishte nisur zyrtarisht procedura për zëvendësimin e ambasadores amerikane në Tiranë, së cilës i mbaron zyrtarisht mandati në janar 2023.

Dy ditë më parë, ambasadorja u përgjigj duke thënë se pavarësisht se kishte tre vite në Shqipëri, do qëndronte këtu edhe ca më gjatë, duke theksuar se reforma në drejtësi duhet të ecte para.

“Kam dëgjuar se kur një grua është vërtetë është e shkëlqyer, është burrneshë. Sa nga ju e kanë dëgjuar. Kur një grua thuhet se është burrneshë, promovohet se është burrë. “Bashkimi bën fuqi”, thënia e Skënderbeut është një nga thëniet e mia të preferuara. Nëse ju nuk doni të jeni atje, vendi i gruas është ku gruaja dëshiron të jetë. Gratë, në fakt e ndihmojnë njëra tjetrën. Arsyeje pse kam bërë kaq sa kam bërë, jo vetëm se kam punuar shumë, por kam dashur të jem këtu. Mendoj për atë që tha Skënderbeu se; bashkimi bën fuqi, duhet të mendojmë dhe për të kundërtën e saj, që ndarja mbjell ndasi. Burra gra, veri-jug, burrë-gra, këto dallime nuk janë për përfitimin tuaj se sjell ndarje. Forca juaj, forca jonë, qëndron në unitetin tonë. Ndarja, përçarja është ajo që do armiku, uniteti është bashkimi. Jam krenare që SHBA mbështesin një përpjekje të tillë.” – tha Kim sot.