Në nder të 100-vjetorit të marrëdhënieve diplomatike mes Shqipërisë dhe Shteteve të Bashkuara, ambasada e SHBA në Tiranë organizoi mbrëmjen e djeshme shfaqjen e premierës së një dokumentari të veçantë që përkujton historinë e marrëdhënies.
Midis të ftuarve ishin zyrtarë aktualë dhe ish-zyrtarë, politikanë, akademikë, sipërmarrës, përfaqësues fetarë, ushtarakë, media, shoqëri civile dhe të rinj.
Në dokumentar, Ambasadorja thotë se lidhja mes dy vendeve është e veçantë dhe kapërcen çdo qeveri, udhëheqës apo person.
“Shpresoj të bindeni edhe më shumë se lidhja mes vendeve tona është e veçantë, e fortë dhe do të zgjasë. Është një lidhje që kapërcen çdo qeveri, udhëheqës apo person. Është një lidhje mes dy popujve me besimin e përbashkët në liri, demokraci, prosperitet dhe drejtësi. Është një lidhje që nuk mund të thyhet.” – thotë në dokumentar ambasadorja Yuri Kim.