Presidenti i Republikës, Bajram Begaj, ka përshëndetur dorëzimin e aplikimit të Kosovës për t’u anëtarësuar në Bashkimin Evropian.
Siç thuhet në një njoftim nga zyra e Shtypit e Presidencës, Begaj e ka konsideruar këtë zhvillim një “akt të rëndësishëm historik”.
“Ai i uron autoriteteve të Kosovës shumë suksese në përmbushjen e detyrimeve të procesit të anëtarësimit.”– thuhet në njoftim.
Në të njëjtën kohë, Presidenti Begaj, i bën thirrje të gjitha vendeve anëtare që ta mbështesin aplikimin e Kosovës, pasi “kjo do të ishte jo vetëm në interesin më të mirë gjeopolitik të Bashkimit Evropian, por dhe një kontribut më shumë në mbështetje të një vendi e një populli me vokacion të qartë evropian dhe euro-atlantik.”
“Urime Kosovë e shumë suksese!”- e përmbyll presidenti Begaj mesazhin e tij.