Vendosni fjalën kyçe....

Vijon i bllokuar veriu i Kosovës, serbët s’pranojnë të heqin barrikadat


Vijon i bllokuar veriu i Kosovës ku barrikadat qëndrojnë ende në rrugë, pavarësisht takimeve të ditëve të fundit të zyrtarëve evropianë e atyre amerikanë me Presidetin serb Vuçiç e kryeministrin e Kosovës Kurti.

Barrikadat janë vendosur në rrugët që të çojnë në pikat kufitare të Jarinjës e Bërnjakut, të cilat janë mbyllur nga Prishtina zyrtare pak ditë më parë që kur u vendosën barrikdat.SHBA-ja e BE-ja u kanë bërë thirrje palëve që të ulin tensionet e të nisin bisedimet ndërsa KFOR ka deklaruar se barrikdat në rrugë do hiqen.

Serbët në veri të Kosovës kërkojnë lirimin e Dejan Pantiçit, ish-efektivi i policisë së Kosovës i arrestuar pak ditë më parë lidhur me shpërthimit në komunat veriore.

“Ne nuk heqim dorë nga këtu as nga heqja e barrikadave. Fillimisht lëreni të lirë Pantiçin, forcat speciale të shkojnë në shtëpitë e tyre dhe mos mendoni t’i arrestoni njerëzit në bazë të listave, e pastaj do të flasim.” – tha një nga protestuesit, raporton KosovoOnline.