Prokurori Adnan Xholi që synon të marrë drejtimin e Prokurorisë së Posaçme, në prezantimin e tij para KLP-së ka deklauar se nëse zgjidhet ai, zyrtarë të lartë që janë përfshirë në korrupsion nuk do i shpëtojnë kthetrave të BKH-së.
Xholi tha se para drejtësisë do të shkojnë ato zyrtarë për të cilët ka prova se janë të përfshirë në një aktivitet kriminal.
“Në lidhje me superioritetin e prokurorëve e them me bindje e përulem para atyre kolegëve për punën që kanë bërë pavarësisht pritshmërisë së opinionit publik për të ndëshkuar këdo që bën një deklaratë publike nga mëngjesi e në darkë, e të nesërmen ne duhet të vemi me drejtuesit e BKH t’u vëmë prangat.
Ne jemi juristë, qytetarë nëse do kemi prova që vënë para dyshimeve të arsyeshme se një zyrtar i lartë është i përfshirë, s’do i shpëtojë kthetrave të BKH-së, pa vajtur para asaj godine, por jo me opinione e fjale boshe.
Ndaj janë kto struktura që duhet të mbledhin prova e të bëjnë hetime sa më cilësore. SPAK patjetër që është krijuar falë vullnetit politik mbështetjes së partnerëve SHBA e BE, për të goditur korrupsionin e niveleve të zyrtarëve të lartë dhe krimin e organizuar bashkë me terrorizimin.”- tha Xholi.