Vendosni fjalën kyçe....

Alarm për bombë në aeroportin e Shkupit, anulohen fluturimet, evakuohen punonjësit dhe udhëtarët


Të gjitha fluturimet janë anuluar në Shkup për shkak të raportimit për eksploziv. Sipas medieve në Maqedoninë e Veriut, për momentin po bëhet evakuimi i punonjësve dhe pasagjerëve. Alarme për bomba janë ngritur edhe në adresat elektronike të hotelit Aleksandar Palas dhe Qendrës Tregtare “East Gate”.

Nga hoteli Aleksandar Pallas janë evakuuar të gjithë mysafirët dhe të punësuarit, është anuluar dhe konferenca vjetore e Odës ekonomike, ku uhej të merrte pjesë kryeministri i vendit, Dimitar Kovaçevski.

Kërcënime me bombë sot në mëngjes janë dërguar edhe në selinë e Federatës së Futbollit të Maqedonisë, Arenën Kombëtare “Todor Proeski”, Qendrën Sportive “Boris Trajkovski”, hotelet.

Në vendngjarje kanë dalë forcat policore të Departamentit të Antiterrorizmit.

Së fundmi, kërcënimet me bomba në Maqedoninë e Veriut kanë shënjestruar institucionet, shkollat ​​fillore dhe të mesme, qendrat tregtare dhe ndërtesat e banimit.

Vetëm gjatë ditës së djeshme janë raportuar për 49 bomba të vendosura, përfshirë edhe shkollat ​​në Kumanovë.