Kongresmania demokrate Alexandria Ocasio-Cortez, e njohur si AOC, i është bashkuar reagimit kundër Elon Musk pasi Twitter pezulloi disa gazetarë për gjoja shkelje të politikave të platformës gjatë raportimit për gjurmuesin e fluturimit ‘ElonJet’.
AOC akuzoi Musk për abuzim me pushtetin si pronari i ri i Twitter-it dhe i tha atij të ‘ndalonte protofashizmin’.
Kjo ndodhi pasi ai pezulloi përkohësisht gjysmë duzinë gazetarë nga CNN, New York Times dhe The Washington Post, ndër të tjera, për raportimin dhe sigurimin e lidhjeve me ‘ElonJet’, një gjurmues fluturimi që postonte të dhëna fluturimi në kohë reale rreth fluturimeve të Musk me avion privat.
Musk kishte akuzuar gazetarët për ndarjen e informacionit që ishte ‘në thelb koordinata të atentatit’ dhe citoi kushtet e shërbimit të Twitter, të cilat publikimin e informacionit personal dhe koordinatave në kohë reale të njerëzve të tjerë.
Në një seri postimesh në Twitter të premten, Cortez këmbënguli se Musk nuk duhej të pezullonte gazetarët sepse ai ishte ‘një figurë publike’.
“Ju jeni personazh publik. Një personazh shumë i diskutueshëm dhe i fuqishëme.” – shkroi AOC. “Ndalojeni protofashizmin.” – sugjeroi kongresmenia e Nju Jorkut.
Musk hodhi poshtë kritikat e AOC duke u përgjigjur thjesht: “Ndalo ti e para.”
Miliarderi kishte deklaruar më parë se nuk kishte problem me kritikat ndaj tij lidhur me Twitter-in, por këmbënguli se kërcënimi i sigurisë së familjes së tij ishte shkelje e vijës së kuqe.
“Të më kritikosh gjatë gjithë ditës është krejt në rregull. Por të shpërndash vendndodhjen time në kohë reale dhe të rrezikosh familjen time nuk është aspak.” – shkroi ai.