Vendosni fjalën kyçe....

Bardhi: SPAK ende larg pritshmërive po duhet mbështetur, të qëndrojë jashtë kontrollit të politikës


Deputeti i PD-së Bardhi ka komentuar zgjedhjen e Altin Dumanit në krye të SPAK-ut.

Ai shkruan se pavarësisht se SPAK nuk është në lartësinë e duhur dhe aty ku pritet nga qytetarët, sërish duhet të mbështetet të ecë para.

Demokrati thekson gjithashtu se ai duhet të qëndrojë jashtë kontrollit të politikës.

“Për shkak të garancisë së SHBA, ligji për strukturën e SPAK-ut është i vetmi nga paketa e Reformës në Drejtësi, i miratuar me konsensus PS-PD. Edhe pse ende SPAK-u nuk është në lartësinë e pritshmërisë së shqiptarëve për t’i dhëne fund pandëshkueshmërisë në nivele të larta të qeverisjes, ai duhet të mbështet të ecë përpara dhe të qëndrojë jashtë kontrollit të politikës. Lufta reale pa kompromis kundër korrupsionit dhe krimit të organizuar mbetet e vetmja shpresë që vendi të ecë përpara dhe shqiptarët të jetojnë si europianë të vërtetë.” – shkruan Bardhi në Tëitter.