BE-ja ka paralajmëruar Elon Musk se Twitter mund të vihet në shënjestër të sanksioneve pasi platforma në pronësi të sipërmarrësit pezulloi disa gazetarë për ndarjen e të dhënave të vendndodhjes në kohë reale për miliarderin dhe familjen e tij.
“Lajmet për pezullimin arbitrar të gazetarëve në Twitter janë shqetësuese”, shkroi komisionerja e BE-së Vera Jourova në një postim në Twitter të premten.
“Akti i Shërbimeve Dixhitale të BE-së kërkon respektimin e lirisë së medias dhe të drejtave themelore,” tha ajo.
“Elon Musk duhet të jetë i vetëdijshëm për këtë. Ka vija të kuqe. Dhe sanksione, së shpejti”, paralajmëroi Jourova, pasi Akti i Shërbimeve Dixhitale do fillojë të hyjë në fuqi verën e ardhshme dhe do zbatohet plotësisht deri në vitin 2024.
Kërcënimet e saj vijnë pasi Tëitter pezulloi rreth gjysmë duzinë gazetarë të enjten, të cilët raportuan dhe ndanë lidhje me ElonJet, i cili ofron gjurmim në kohë reale të fluturimeve personale të Musk.
Musk e ka shpjeguar vendimin duke deklaruar se informacioni që po shpërndahej ishte ‘në thelb koordinata të atentatit’ dhe vuri në dukje kushtet e shërbimit të Twitter, të cilat ndalojnë publikimin e paligjshëm të informacionit personal, të kujtdo nga kushdo.
Tëitter ka pezulluar më parë llogarinë origjinale @elonjet, si dhe kanale të tjera të ngjashme të gjurmimit të fluturimeve në pronësi të studentit nga Florida Jack Sweeney, i cili kishte postuar të dhëna në kohë reale për fluturimet private të njerëzve më të pasur në botë, duke përfshirë Musk, CEO i Amazon, Jeff Bezos, CEO i Meta Mark Zuckerberg dhe themeluesi i Microsoft Bill Gates.