Kryetari i PD-së Sali Berisha denoncoi rastin e shembjes së një pallati në Tiranë, në kuadër të Rindërtimit.
Berisha tha se një qytetare ndërroi jetë mbrëmjen e kaluar nga sindromi i zemrës së plasur, pasi po e nxirrnin nga banesa.
Sipas kryedemokratit, pallati do prishej pas dëmtimit nga ndërtimet që po bën një deputet i PS-së.
“Një qytetar ndërroi jetë nga stresi, nga sindromi i zemrës së plasur. Sepse po e nxjerrin me forcë nga shtëpia.
Cila është historia?
Pas tërmetit, ekspertët u kanë dhanë banorëve të këtij pallati, klasifikimin se pallati i tyre nuk ka dëmtime të rëndësishme.
Kam një titull të vitit 2019, që se si luhet me jetët e 90 familjeve nga Qefaliaj. Ky i fundit ka ndërtuar aty dhe u ka prishur themelet. Në mënyrë barbare u presin dritat dhe ujin.
Mbrëmë ai ndërroi jetë nga sindromi i plasjes së zemrës një qytetar që e shihte veten në humnerë totale, që e nxirrnin me forcë.
Këto ndodhin se si në asnjë vend të botës, në Shqipëri konfiskon kryeministri. Nuk konfiskon gjykata. Këto janë zhvillimet e një revanshi që po nuk e ndalëm, do të përmbysë edhe më keq shoqërinë dhe shtetin shqiptar.”– tha Berisha.