Vendosni fjalën kyçe....

Edvin Kondili: S’kam qenë ndonjëherë drejtues Prokurorie, pika ime e dobët dhe e fortë në garën për kreun e SPAK-ut


Gjatë prezantimit të tij para KLP-së, prokurori i SPAK-ut Edvin Kondili tha se e vetmja gjë që mund ta penalizojë garën për drejtimin e Prokurorisë së Posaçme, është fakti që nuk përmbush kriterin që të ketë qenë drejtues prokurorie më parë.

Por njëkohësisht këtë pikë të dobët, ai e konsideron edhe pikë të fortë. Kjo sepse më parë drejtuesit e Prokurorive zgjidheshin e promovoheshin në bazë të preferencave të kryeprokurorit të përgjithshëm.

“Nuk kam pasur pozicion drejtues prokurorie, nuk kisha qenë asnjë herë drejtues. Unë vijoj të shprehem pavarësisht kriterit të vendosur nga këshilli, mos qenia drejtues përgjatë asaj periudhe dhe pse mund të jetë konsiduar nga këshilli si pikë e dobët e konsideroj si pikë të fortë për veten time duke pasur parasysh mënyrën se si caktoheshin e promovoheshin shumica e drejtuesve në një sistem të centralizuar prokurorie, ky është vlerësimi im, ishte direkt preferenca e prokurorit të përgjithshëm sipas perceptimit tim ky. Nuk flas për kolegë të nderuar që mund të kenë ushtruar me përkushtim detyrën në atë kohë. Pas vitit 2019 e në viim me krijimi ne SPAK me frymë të re, prej muajtit qershor 2020 e aktualisht jam drejtues i seksionit kundër korrupsionit në SPAK. Uroj që Shqipëria të dalë sa më shpejt nga lista gri e pastrimit të parave. Kam pasur rol aktiv në rektrutimin e hetuesve të BKH.”- tha Policia.