Vendosni fjalën kyçe....

Gara për kreun e ri të SPAK-ut/ Ambasadorja Yuri Kim mbërrin në KLP gjatë prezantimit të Edvin Kondilit (VIDEO)


Ambasadorja e SHBA-ve Yuri Kim ka mbërritur në ambientet e KLP-së ku po bëhet prezantimi i kandidatëve që garojnë për postin e kreut të SPAK-ut.

Diplomatja amerikane mbërriti në kohën kur kandidati i tretë për garën e SPAK, Edvin Kondili, po iu përgjigjej pyetjeve të drejtuara nga anëtarët e KLP-së.

Mesa duket, Kim se do të jetë e pranishme gjatë kohës kur do të merret vendimi se cili do jetë kreu i ri i SPAK-ut.

Ambasadorja Yuri Kim vazhdimisht ka publikuar mesazhe lidhur me këtë proces, duke iu bërë thirrje anëtarëve të jurisë që të mos ndikohen dhe manipulohen në zgjedhjen e kryetarit të ri.

“Gjatë javës së fundit jemi takuar me çdo anëtar të Këshillit të Lartë të Prokurorisë (KLP) për të nënvizuar rëndësinë e zgjedhjes së një kreu të ri të SPAK, i cili do të intensifikojë luftën kundër korrupsionit dhe krimit të organizuar, pa frikë apo favore. Procesi i përzgjedhjes nuk duhet të ndikohet nga ata që kanë interes të kufizojnë ose manipulojnë hetimet.”- thoshte Kim në një nga postimet e saj.

Pas këtyre reagimeve, edhe kryeministri Edi Rama pati një koment, duke thënë se kreun e SPAK-ut “nuk e zgjedh as qeveria, as Ambasada jo e jo”.