Vendosni fjalën kyçe....

Gradeci denoncon KESH-in e publikon tabelat: Po e shet energjinë disafish më lirë sesa tregtohet në bursë


Kryetari i Komisionit të Energjetikës në Partinë e Lirisë, Klodian Gradeci ka denoncuar Korporatën Elektroenergjetike Shqiptare për shitjen e energjisë shumë herë më lirë se tregu.

Ai shkruan se KESH e shiti energjinë me 115 Euro/MWh, ndërkohë që në bursë ajo është tregtuar me 318 Euro e 325 Euro/MWh.

Po kështu ai shkruan se KESH ka parashikuar të shesë energjinë për datat 19-23 dhjetor me 167 Euro/MWh ndërkohë që ajo pritet të shitet të paktën 2.5 herë më shtrenjtë në bursë në ato data. Gradeci ka publikuar edhe dy tabelat që shoqërojnë denoncimin e tij.

“Sot, KESH e shiti energjine me 115 Euro/MWh, kur ne burse u shit ne Off-Peak1 me 318 Euro/Mëh dhe Off-Peak2 me 325 Euro/MWh. E shiten 2.7 here me lire se tregu. Nuk mbaron me kaq! KESH e shet energjine per datat 19-23 Dhjetor me cmim 167 Euro/MWh kur baseload-i pritet te jete 2.5 here me shtrenjte seç e shet KESH. Pse duhet ta demtoni te miren publike kaq shume?” – shkruan Gradeci në Facebook.