Humb jetën në moshë të re një nga ushtarët e Forcave të Armatosura të Shqipërisë, pas përballjes me një sëmundje të rëndë.
Bëhet fjalë për ushtarin e dytë të Batalionit të Mbështetjes së Emergjencave Civile, Ernesto Leka.
Lajmin e hidhur e ka bërë me dije Ministria e Mbrojtjes.
“Të pikëlluar nga humbja e jetës së një prej djemve tanë të mirë, ushtarit të dytë të Batalionit të Mbështetjes së Emergjencave Civile, Ernesto Leka. Pavarësisht përpjekjeve të familjarëve dhe Ministrisë së Mbrojtjes, ai nuk mundi t’ia dalë në betejën me sëmundjen e rëndë, duke mbyllur sytë, në një moshë kaq të re, në një nga spitalet e Turqisë. Ngushëllime nga zemra familjes së Ernestit e kolegëve të tij!”- shkruan ministria e Mbrojtjes.