Një adoleshent ka humbur jetën në mënyrë tragjike mbrëmjen e kaluar në Francë, pas fitores së kombëtares franceze të futbollit kundër Marokut dhe kualifikimit në finale.
Siç shkruan BBC, një djalë 14-vjeçar është përplasur me makinë dhe vrarë në qytetin jugor të Francës, Montpellier, menjëherë pas fitores së Francës në gjysmëfinalen e Kupës së Botës.
Autoritetet thanë se ai u përplas nga një makinë pas ndeshjes dhe më pas vdiq në spital.
Imazhet në mediat sociale treguan një makinë të mbështjellë me tri ngjyrat e flamurit francez të rrethuar nga njerëz që më pas e rrëmbyen flamurin.
Shoferi më pas u shfaq në panik, duke iu kthyer dy adoleshentëve. Teksa ktheu makinën dhe u largua me shpejtësi, 14-vjeçari u godit dhe pësoi arrest kardiak.
“Trishtim i jashtëzakonshëm që një ngjarje sportive duhet të përfundojë në tragjedi totale.”- tha deputetja vendase Nathalie Oziol, e cila u shprehu ngushëllimet familjes së djalit.
#FRAMAR d’un côté les supporters marocains de l’autre les supporters français. Tirs de mortiers à plein régime pic.twitter.com/H3HI4xJFP5
— Midi Libre Montpellier (@MLMontpellier) December 14, 2022
Prefekti lokal në zonën jugore Herault tha se makina u gjet më vonë e braktisur jo shumë larg vendit të aksidentit dhe policia ka nisur kërkimet për shoferin.
Kryebashkiaku Michaël Delafosse tha se të gjithë ishin të tmerruar dhe të tronditur nga “kjo tragjedi e tmerrshme” dhe uroi që autorët e “këtij akti frikacak” të sillen para drejtësisë.
Deputeti lokal Patrick Vignal tha se shoferi duhej të kapej dhe të ndëshkohej rëndë.
Incidenti ndodhi në lagjen veriperëndimore të Montpellier, La Paillade, rreth gjysmë ore pas bilbilit të fundit në Katar, ku Franca mundi Marokun 2-0. Pas kësaj nisën përleshjes midis tifozëve të Francës dhe atyre të Marokut në qendër të qytetit. Franca ka një komunitet të madh maroken prej rreth 1.5 milionë banorësh. 167 arrestime u raportuan nga policia pas ngjarjes.