Vendosni fjalën kyçe....

PD: SPAK bisht i diskretituar i qeverisë, përdoret për gjueti ndaj opozitës. Rama e ambasadorja ekskursione në korridoret e tij


PD ka deklaruar se procesi i zgjedhjes se kreut të SPAK-ut u njollos që në krye të herës e kësisoj është i pabesueshëm.

Në një reagim zyrtar, selia blu thekson se përplasja Kim-Rama është tregues se drejtësia s’është e pavarur, përkundrazi ajo është e kapur.

PD shton se SPAK ka pasur mjaftueshëm kohë për t’u dhënë shqiptarëve prova se është i pavarur po mes dhjetëra skandaleve të denoncuara, ato ose nuk janë hetuar fare ose janë hetuar tërthorazi.

“Procesi i zgjedhjes së drejtuesit të ri të SPAK u njollos që në nisje të saj dhe si i tillë është i pabesueshëm.  Përplasja për drejtuesin e SPAK mes Yuri Kim dhe Edi Ramës nuk është shenjë se drejtësia është e pavarur, por se ajo është kapur. SPAK ka patur mjaftueshëm kohë për t’i dhënë prova publikut të kundërtën duke konsumuar mandatin e një drejtuesi. Prej krijimit të saj SPAK ka patur në dorë dhjetëra skandale, të cilat ose janë hetuar nga bishti ose nuk janë prekur fare.” – thuhet në reagimin e selisë blu.

Më tej në deklaratë thuhet se sistemi i drejtësisë s’mund të jetë i pavarur aty ku kryeministri e ambasadorja amerikane që sillet si guvernatore, shkojnë korridoreve të tij.

PD thekson se SPAK s’e ka hetuar krimin zgjedhor në zgjedhjet lokale me Dosjet 184 e 339 duke treguar se ëstë vetëm një bisht i diskretituar i qeverisë dhe se po përdoret për gjah ndaj opozitës në mënyrë antiligjore e antikushtetuese.

“Një ‘pallat drejtësie’ në korridoret e të cilit shkon për të bërë ekskursione dhe për të dhënë direktiva kryeministri dhe një ambasadore që bën rolin e guvernatores, nuk është as i pavarur, as i lirë dhe as i ndarë nga pushteti ekzekutiv, siç e kërkon një demokraci normale dhe funksionale. Me këto fakte të pakundërshtueshme, SPAK është thjeshtë një seksion i Partisë Socialiste. Kujtojmë se SPAK nisi punën para 2 vitesh duke shpallur moskompetencën për dosjet famkeqe të blerjes së votave nga qeveritarët e lidhur me krimin ato 184 dhe 339 të cilat më pas ia përcolli Prokurorisë së Dibrës.  SPAK nuk hetoi krimin zgjedhor, i cili ne 9 vitet e fundit ka përcaktuar strukturën e shtetit. Me këtë akt SPAK dëshmoi se është vetëm një bisht i i diskretituar i qeverisë. SPAK po përdoret në mënyrë antiligjore, anikushtetuese për gjah ndaj opozitës dhe shënon kapjen dhe dështimin e plotë të reformës sorosiane të drejtësisë në Shqipëri.” – mbyllet deklarata.