SHBA synon t’i sigurojë Ukrainës më shumë armë në të ardhmen e afërt, duke zgjeruar gamën e sulmit të ushtrisë së saj, ka raportuar Politico.
Media, duke cituar ‘persona me njohuri për diskutimet’, pretendoi se masa për të siguruar furnizime shtesë u nxit nga shqetësimet midis zyrtarëve të lartë ukrainas se Rusia po grumbullon forca përpara një ofensive të madhe dimërore.
Raporti i Politico pretendon se administrata e Biden-it po shqyrton mundësinë për t’i siguruar Kievit, ndër të tjera, raketa me diametër të vogël të lëshuar nga toka dhe municione me precizion të lartë me një rreze veprimi prej 150 km.
Këto dërgesa do të jenë shtesë e planeve ekzistuese për dërgimin e sistemeve të mbrojtjes ajrore ‘Patriot’, raportoi Politico. Disa media amerikane kanë pohuar se këto plane janë në fazat përfundimtare.
Ditët e fundit, zyrtarë të lartë ukrainas, përfshirë komandantin e lartë ushtarak të vendit, gjeneralin Valery Zaluzhny dhe ministrin e Jashtëm Dmitry Kuleba, kanë shprehur shqetësime se Rusia mund të nisë një ofensivë masive që në fillim të muajit të ardhshëm. Zaluzhny nuk përjashtoi një përpjekje të re nga forcat e Moskës për të marrë kryeqytetin ukrainas Kiev.
Ai gjithashtu i bëri thirrje Perëndimit që t’i sigurojë Ukrainës më shumë armatime, duke thënë se do nevojiten 300 tanke shtesë, deri në 700 automjete luftarake të këmbësorisë dhe 500 topa Hoëitzer për të zmbrapsur forcat ruse.