Vendosni fjalën kyçe....

Shembja e pallatit në Tiranë/ Braimllari: Veliaj nxori të sëmurë e të moshuar në rrugë, tokën do ua japë ortakëve të pastrojnë paratë


Nënkryetari i Partisë së Lirisë, Endrit Braimllari ka dalë në një deklaratë për mediet për të denoncuar rastin e shembjes së një pallati në njësinë Nr.4 në Tiranë.

Braimllari thotë se autoritetet nxorën në mes të natës në rrugë të sëmurë, invalidë, e të moshuar duke iu ndërprerë energjinë elektrike dhe ujin e pijshëm, me qëllim grabitjen e pronës së tyre.

Ai ngre akuza ndaj kryebashkiakut Erion Veliaj, duke thënë se pasi i ndryshoi dhe sajoi dokumentet, tre vite pas rënies së tërmetit u kujtua që pallati duhet të prishet si i pasigurt, pasi tokën do ua japë ortakëve të tij për të pastruar paratë e krimit.

 “Të nderuar qytetarë jemi në këtë komunikim me publikun për të denoncuar për të disatën herë dhunën dhe terrorrin psikologjik që kryetari në ikje i Bashkisë së Tiranës ushtron mbi qytetarët.

Të gjithë jeni vënë në dijeni mbi ngjarjen e rëndë që ka ndodhur me banorët e njësisë administrative numër 4, ku në mes të natës, i nxorri në rrugë të sëmurë, invalidë, të moshuar duke iu ndërprerë energjinë elektrike dhe ujin e pijshëm, me qëllim grabitjen e pronës së tyre.

Pasi i ndryshoi dhe sajoi dokumentet, tre vite pas rënies së tërmetit u kujtua që pallati duhet të prishet si i pasigurt.

Pallati duhet të prishet pas 3 vitesh nga tërmeti, pasi Erion Veliaj tokën ku është ngritur pallati do t’ja japë ortakëve të tij me të cilët pastron lekët e krimit në Tiranë.”– tha Braimllari.

Sipas tij, po përdoret i njëjti skenar nga kryebashkiaku Veliaj edhe në njësi të tjera në kryeqytet.

“I njëjti skenar po përgatitet nga Erion Veliaj, në disa njësi administrative të Tiranës duke i mbajtur peng banorët me rindërtimin vetëm për një arsye të thjeshtë për të hapur sheshe ndërtimi për ortakët e tij, pasi është e qartë që Tirana është kthyer në lavatriçën e pastrimit të parave të pista, e konfimuar nga Departamenti i Shtetit, Fondi Monetar Ndërkombëtar dhe nga përgjimet e Ndraghetas.

Kjo është fytyra e vërtetë e Erion Velisë, i cili vetëm mashtron dhe grabit, terrorizon dhe dhunon qytetarët për interes të tij dhe ortakëve që e rrethojnë.

Ndaj qytetarët e Tiranës kanë një datë shumë të rëndësishme të cilën nuk duhet ta harrojnë.

14 maji është dita e ndëshkimit të këtij dhunuesi, grabitësi dhe mashtruesi dhe është dita që do t’a kthejë Tiranën dhe kryetarin e saj në shërbim të qytetarëve dhe jo të trafikantëve.”- thotë nënkryetari i PL-së.